Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjykata belge dënon me 15 vjet burg Kasandër Nogën

Gjykata belge dënon me 15 vjet burg Kasandër Nogën

Mediat belge njoftojnë se shqiptari Kasandër Noga, një emër i njohur i botës së krimit dhe është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit. 45-vjeçari u arrestua një vit më parë i akuzuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, i cili u qëllua me 6 plumba në qershor 2022 në Vjenë, por mundi të mbijetojë. Tentativa për vrasjen është vijim i hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës.

Saga nisi në vitin 2000, kur Noga dhe Julian Çela hyrën në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Erionit) dhe Dritan Hajdini (shoku i vëllait të Erionit, Geron Hasanbvelliut). Pasi iu hoqën serumet nga krahu, ata hapën zjarr ndaj tyre, duke i lënë të vdekur në vend. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë erdhi edhe hakmarrja nga e Hasanbelliut, i cili bashkë me vëllain e shokut të tij, Geron Hasanbelli, ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën.

Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë. Mediat belge shkruajnë se Kasandër Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është edhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas më 25 gusht të 2001. Gjykimi për këtë rast u zhvillua në Belgjikë në vitin 2005. Ai gjithashtu është dënuar për vrasjen në vitin 1999 të Kastriot Gropës dhe Edison Meminajt në Patos. Kasandër Noga eksponent i rrezikshëm në botën e krimit dhe ka kryer akte të dhunshme dhe vrasje të shumta, që iu kanë sjellë dënime të rënda nga sistemi i drejtësisë belge.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME