Një fëmijë i mitur, 10 vjeç me iniciale O.K. dyshohet se është mbytur në rezervuarin pranë fshatit Iballë në Fushë Arrëz.
Ai dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, e për pasojë është mbytur.
Policia është në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë
Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz.
I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.