Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEDua Lipa në probleme, del para gjyqit

Dua Lipa në probleme, del para gjyqit

Dua Lipa do duhet të shkojë në gjykatë për herë të tretë për këngën e saj hit “Levitating”. Ajo është akuzuar se ka kopjuar këngën e vitit 1979 të quajtur “Wiggle and Giggle All Night” nga kompozitorët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer.⁠⁠

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të përballet me një padi që pretendon se hiti i saj që kryesoi listën e vitit 2021, “Levitating” ka huazuar elemente kompozicionale nga kënga e diskotekës e vitit 1979 “Wiggle and Giggle All Night”.

Gjykatësja e qarkut amerikan, Katherine Polk Failla vendosi se kompozitorët e këngës “Wiggle and Giggle All Night”, L. Russell Broën dhe Sandy Linzer, kanë arsye për të ndjekur çështjen e tyre duke pretenduar “ngjashmëri thelbësore” midis dy këngëve. Padia e paraqitur në mars 2022, pretendon se “Levitating” ndan “elemente kompozicionale” të dallueshme, duke përfshirë melodinë e hapjes, me hitin e diskos.

Avokatët mbrojtës argumentuan se është e pabesueshme që Lipa të ketë dëgjuar këngën përpara se të krijonte “Levitating”, gjyqtari Failla pranoi se paditësit paraqitën prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimin e tyre, se ngjashmëria e jashtëzakonshme e këngëve meriton shqyrtim të mëtejshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME