Një 51-vjeçar shqiptar ka mbetur dje i plagosur në ishullin Paxos të Greqisë, pas të shtënave me armë zjarri. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Andrea Kalemi.
Ky i fundit është dërgua në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën në spitalin e Janinës. Mediat greke shkruajnë se sherri ka ndodhur në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paxos. Ndër të tjera në media thuhet se fillimisht dy bashkatdhetarët kanë debatuar, më pas janë përleshur fizikisht derisa sherri ka degraduar në nxjerrjen e armës dhe plagosjen rëndë të 51-vjeçarit.
Në vend ngjarje u gjetën 14 gëzhoja pistolete, ndërsa vijon puna për arrestimin e autorit. Policia ka emrin dhe identitetin e tij. Bëhet fjalë për shtetas shqiptar me banim në Itali.
Ne 5 gusht ka kaluar nga Kakavija bashke me gruan dhe 3 femijet. Kane ikur per pushime në Greqi.