Vedat Muriqi ështrë nga ata që nuk dorëzohen. Dy gola të sulmuesit të Mallorca i japin një pikë Gliha në debutimin e tij në pankinën e Kosovës. Përfundon 2-2 ndeshja emocionale kundër Zvicrës së shqiptarëve Shaqiri e Xhaka. Muriqi barazoi dy herë, fillimisht golin e Freuler e më pas edhe autogolin e Rrahmanit. Një pikë në frymën e fundit që cmend në eufori stadiumin Fadil Vokrri.
Kosova merr një pikë historike ndaj Zvicrës në ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Vedat Muriqi me dygolëshin e tij i jep pikën e katërt Kosovës, por që nuk e shkëput nga vendi i fundit. Zvicra e nisi me gol ndeshjen, kur Freuler në të 14’ e kaloi në avantazh skuadrën helvete. Rezultat që do të mbetej i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Vedat Muriqi gjeti golin e barazimit në minutën e 65’, por barazimi i Piratit u shua nga gabimi i Rrahmanit. Në minutën e 79’, mbrojtësi i Napolit, në përpjekje për të larguar rrezikun nga porta e tij, e dërgoi në rrjetë, për autogolin më klasik. Mes shumë përpjekjeve, Muriqi në fundin e shtesës shpëtoi nderin e Kosovës dhe përfundimisht 2-2. Zvicra mbetet në vendin e parë me 11 pikë, kurse Kosova në vendin e parafundit me katër pike. Ndeshja e radhës për dardanët është të martën në transfertë me Rumaninë.
Euro 2024 Qualification: Group F
Azerbaijan 0-1 Belgium
Estonia 0-5 Sweden
Euro 2024 Qualification: Group I
Andorra 0-0 Belarus
Kosovo 2-2 Switzerland
Romania 1-1 Israel