Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKy është Leart Keka, 41 vjeçari që u ekzekutua spnte në Vlorë

Ky është Leart Keka, 41 vjeçari që u ekzekutua spnte në Vlorë

Vlorë – 41-vjeçari Leart Keka është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ai u qëllua pranë kishës Ortodokse me disa plumba. Leartiad Lekaj (Keka) 41 vjeç, është personi i vrarë në​ një atentat me armë zjarri në Vlorë, mbrëmjen e djeshme (9 shtator). 

Viktima, Leartiad Lekaj alias Laert Keka u qëllua për vdekje rreth orës 21:50, nga persona ende të panjohur. Në njoftimin e saj për mediat, policia e Vlorës sqaroi se makina që dyshohet se u përdor nga autorët u gjet në flakë në aksin rrugor “Kotë-Sevaster”.

Leart Keka është qëlluar nga një makinë e zezë në lëvizje me targa italiane. Më parë viktima kishte ndërruar emrin për shkak të konflikteve që ka pasur. Policia ka ngritur prostoblloqe me qëllim kapjen e autorëve.

Gazetari Enrik Mehmeti tha për “BalkanWeb” se  viktima nuk ishte i panjohur për drejtësinë, pasi më herët në dhjetor të vitit 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.

Kjo lë të kuptohet se vrasja e ndodhur ditën e sotme mund të jetë kryer për motive hakmarrjeje, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Policia

Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç.

Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME