Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËItaliani Roberto Petillo rrëmben vendin e parë të festivalit ndërkombëtar të fotografisë...

Italiani Roberto Petillo rrëmben vendin e parë të festivalit ndërkombëtar të fotografisë FOKUS AWARD 2023

Fier – Roberto Petillo nga Italia është fituesi i edicionit të 14 të FOKUS AWARD 2023 e cila për këtë vit kishte temën “Gjërat Kanë Ndryshuar në kategorinë People.

Ndryshe nga vitet e tjera për këtë vit ishte menduar më e organizuar nga ekipi drejtues i këtij festivali fotografie në formë, përmbajtje dhe në kohë.

Festivali shtrihet në kohë dhe qytete të ndryshme duke filluar me qytetin e Vlorës, në datën 21  pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë , në datë 22  në hollin e Tetrit Bylis në Fier, ku edhe do të mbahet Ceremonia Festive e Çmimeve 2023. Ky edicion i festivalit sjell mbi 7 ekspozita tematike dhe shumë të tjera speciale për publikun shqiptar dhe atë të huaj.

Me këtë teme dhe sfidë epokale, Fokus Award përball publikun me shqiptar një përzgjedhje prej 183 artistësh nga 25 vende të ndryshme të botës. Mbi 395 artistë nga e gjithë bota kanë aplikuar më parë për konkurset e festivalit.

Një nga kuratorët e këtij aktiviteti Osman Demiri nga Maqedonia e Veriut pohoi se pjesmarrja ka qënë shumë e gjerë dhe janë ndier në vështirësi për zgjedhjen e konkurentëve dhe kjo nga larmia, cilësia e temave dhe përmbajtjeve.

Drejtori artistik Arben Alliaj do të pohonte se pjesmarrja ka qenë e madhe, temat kanë qënë nga më të ndryshmet dhe më interesantet

Nga ana tjetër fituesi i FOKUS AWARD 2023 doli Roberto Petillo nga Itali me fotografinë e titulluar “Everything Passes”. Ai nuk ka qënë prezent në sallë që të marri çmimin.

Fotua fituese e çmimit të madh

Fituesi i Çmimit “FOKUS AWARD 2023” për Temën Kryesore “Gjërat kanë Ndryshuar” përfitoi një vlerë monetare prej 1000 Euro. Fituesi i Cmimit “PRESS PHOTO 2023” përfitoi një vlerë monetare prej 1000 Euro. Fituesit e Çmimeve “Land”, “People” dhe “Life” përfituan një vlerë monetare prej 500 Euro.

Foto fituese e çmimit Press
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME