Fier – Pas nje dite me vatra paralele te shumta zjarri ne bashkine Fier dhe ne zonen e Margllicit ne Patos , mengjesin e sotem te gjitha vatrat e zjarrit jane shuar.
Ne pyllin me pisha ne Darezeze dhe ne Peshtan nuk ka me asnje vater aktive nderkohe qe edhe ne Margllic ku forcat zjarrfikese si dhe 15 automjete nga ato te Fierit , Patosit , Rroskovecit, Lushnja , kompanise Alppetrol , Bankers, Vlora dhe Berati, te ndihmuara edhe nga grupe te Forcave te Nderhyrjes se shpejte , dhe forca te ushtrise kane luftuar pergjate gjitha nates me zjarrin ne disa drejtime, per te mbrojtur vecanerisht zonat e banuara dhe puset e naftes zjarri eshte fikur.
Fatmiresisht flaket prane tyre jane neutralizuar shpejt duke larguar rrezikun , nderkohe qe eshte djegur nje siperfaqe e konsiderueshme me ullishte dhe peme frutore. Pas kesaj pritet te ngrihen dhe komisionet per vleresimin e demeve, ndersa eshte vene ne pranga autori i zjarrvenies.
Diten e djeshme njekohesisht u aktivizuan mbi 13 vatra zjarri duke vene ne veshtiresi edhe sherbimet zjarrfikese te cilat me perparesi kane pare vatrat me problematike.
Prefekti Lefter Shehaj
Zjarret janë fikur në të gjitha vatrat .
Vatra në Patos u shua që mbrëmë nga ora 12.00.
Ndërsa vatra në Darzezë u minimizua nga mjetet dhe efektivét zjarrfiks dhe në orën 3.30 u fik plotësisht fal ndihmës së shiut me intesitet që ra nga ora 03.00 deri 03.30.
Po kështu falë shiut u fik edhe vatra ne Peshtan .
Aktualisht nuk raportohen vatra aktive në qarkun Fier .