Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAZgjedhjet/ Një biznesmen gay do të drejtojë SYRIZA

Zgjedhjet/ Një biznesmen gay do të drejtojë SYRIZA

Stefanos Kasselakis është fituesi i madh i zgjedhjeve në SYRIZA dhe pasardhësi i Alexis Tsipras në drejtimin e partisë zyrtare opozitare. Efi Ahtsioglou tashmë ka telefonuar bashkëkandidatin e saj dhe e ka uruar.

Në bazë të të dhënave me 70% të votave të numëruara, Kasselakis ka një përqindje prej 56.69%, ndërsa Ahtsioglou 43.31%.

Në stafin e politikanit të ri vlerësojnë se diferenca përfundimtare do të jetë së paku 10 pikë, ndërsa vlerësime të tjera flasin për fitoren e tij me një përqindje që do të kalojë 56%.

Mbi 133.260 anëtarë morën pjesë në procesin zgjedhor për emërimin e kryetarit të SYRIZA.

Pjesëmarrja ishte masive pasi votuan shumë anëtarë të vjetër të SYRIZA-s që nuk kishin marrë pjesë në kutinë e votimit të së dielës së kaluar. Por pati edhe raste të rreth 500 anëtarëve që kishin votuar të dielën e kaluar dhe nuk gjetën emrin. Kjo çështje u zgjidh, pasi më në fund ata mundën të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Por në qendrat e votimit ishin edhe 500 të tjerë, të cilët nuk ishin të regjistruar askund dhe nuk ushtronin të drejtën e votës.

Politikani i ri ka treguar hapur orientimin e tij seksual. Ai është shkolluar në SHBA dhe ka sipërmarrje biznesi në fushën e transportit detar. Ndër tezat e tij kryesore është edhe ajo e ndarjes së shtetit nga kisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME