Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSherri/ Efektivi i Vlorës dhunon me shokët kolegun e “Shqiponjave” të Tiranës...

Sherri/ Efektivi i Vlorës dhunon me shokët kolegun e “Shqiponjave” të Tiranës (vidio)

Një incident i rëndë është shënuar këtë të diel në Tiranë, ku një efektiv i forcave “Shqiponja” është dhunuar në zonën e Laprakës. Mësohet se patrulla e policisë ka ndaluar një mjet për kontroll dhe identifikim, në brendësi të së cilit kanë qenë 3 persona.

Drejtuesi i tij, por edhe 2 pasagjerët nuk i janë bindur urdhërit dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë duke kundërshtuar. Mësohet se mes tyre ka pasur edhe përleshje fizike. Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit që është ndaluar rezulton të jetë punonjës policie në Vlorë, edhe ai i “Shqiponjave”.

Për shkak të situatës së krijuar dhe kundërshtimit që u ka bërë kolegëve të Tiranës, bashkë me 2 miqtë vlonjatë që e shoqëronin, në ndihmë kanë shkuar edhe 7 patrulla policie, të cilat kanë neutralizuar situatën. Efektivi nga Vlora është shoqëruar në Komisariatin nr. 3, i është sekuestruar arma e shërbimit që e kishte me vete në makinë dhe një thikë.

Njoftimi i policisë

“Më datë 24.09.2023, në rrugën “Lord Bajron”, në Laprakë, rreth orës 12:30, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë konstatuar dy shtetas duke debatuar me njëri-tjetrin, dhe njëri prej të cilëve mbante një çantë, në dukje me një send në formën e armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë janë afruar dhe kanë kërkuar nga dy shtetasit që të identifikoheshin, por dy personat kanë refuzuar të përgjigjen, dhe kanë kundërshtuar me fjalë dhe fizikisht punonjësit e Policisë.

Ndodhur në këto rrethana, shërbimet e Policisë kanë kërkuar mbështetje dhe më pas është bërë shoqërimi i tyre në komisariat. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit quhen L. M., dhe R. M., (shtetasi R. M. është punonjës Policie në DVP Vlorë).

Për ndjekjen e mëtejshme të këtij rasti është duke kryer veprime AMP.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME