Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta merr vendimin nga Stambolli për Bajram Begajn

Meta merr vendimin nga Stambolli për Bajram Begajn

Presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar të firmosë lirimin nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begajt, duke i hapur rrugë kështu kandidimit për të qenë gjenerali kreu i ri i shtetit.

Meta firmosi nga Stambolli, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të gjeneralmajor Bajram Begaj.

Hapi i radhës tashmë është mbledhja e Komisionit të Ligjeve, që nis në orën 16:00 dhe do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit që propozuan socialistët një ditë më parë.

Më pas, në orën 18:00 do të nisë seanca në Kuvend. Sot do të jetë raundi i katërt i procesit për zgjedhjen e Presidentit, por i pari ku ka një kandidat, emri i të cilit depozitohet në kuvend. Në këtë raund mjaftojnë 71 vota, që mazhoranca i ka, për të caktuar kështu pasardhësin e Ilir Metës, që dorëzon detyrën në 24 korrik.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME