Fier – për të katërtën ditë me radhë pylli me pisha në Pishporo vazhdonë të digjet. Dhjetra e dhjetra hektarë me pisha e shkurre vazhdojnë të digjen ku flakët favorizohen nga era e fortë por edhe pylli në brëndësi ka qënë i pa pastruar nga shkurret cka ka bërë të favorizojë zjarrin.
Informacion mbi situatën e zjarrit në masivin pyjor Pishe Poro;
Gjate ditës së djeshme prej orëve të para të mëngjesit operuan:
– 40 trupa te FA
– 3 mjete zjarrefikse Mzsh Fier
– 10 punjes te Adzm
– 10 forca bashkiake.
Reth orës 16:00 për shkak të pamundëisë për të operuar trupat e FA u tërhoqën.
Reth orës 18:00 për shkak të shtimit të intesitetit të erës situata e zjarrit doli jashtë kontrollit.
Në këto kushte duke vlerësuar rrëziqet e mundshme kërkuam angazhimin edhe të shërbimeve të MZSH Lushnje, Divjake,Patos, Roskovec dhe Albetrol sh.a ( ne total 8 mjete dhe 45 efektive) të cilat operuan në terren deri në orën 24:00.
Më pas, 5 mjete zjarrfikse dhe efektivët e tyre u tërhoqën për pamundësi operimi.
Në monitorim të situatës qëndruan për gjatë gjithë natës 3 mjete zjarrefikse me efektivët përkatës pranë zonave të banuara.
Gjatë ditës së sotme, kanë filluar operacionin që orej orës 07.00:
– 40 efektivë të FA të repartit të Poshnjes.
– 3 mjete zjarrefikse
– 20 efektiv Mzsh
– 5 punonjës të Adzm.
Mbetemi në kontakt