Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIPas 11 vjet lidhje Shakira i thotë bye bye Piques

Pas 11 vjet lidhje Shakira i thotë bye bye Piques

Këngëtarja Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen.

Këngëtarja kolumbiane, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.

Në deklaratën e Shakirës thuhet: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”

Çifti ishin në nëj lidhje që nga viti 2011, ndërsa dyshja ishin takuar gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e saj të Kupës së Botës Waka Waka në 2010. Edhe pse nuk u martuan kurrë, Sharika dhe Gerard mirëpritën dy djem, Milanin dhe Sashan, gjatë lidhjes së tyre.

Megjithëse në deklaratën e saj këngëtarja nuk dha një arsye specifike për vendimin e ndarjes, ditët e fundit u raportua nga mediat spanjolle se çifti janë në krizë, madje shkak për këtë mësohet të jetë tradhtia e futbollistit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME