Një 37-vjeçar në Sarandë ka shkuar i plagosur në spital. Mësohet se Leonard Poci, ka shkuar në spital me goditje me thikë në qafë, shpinë e duar. 37-vjeçari po merr ndihmën e parë në Urgjencën e Spitalit të Sarandës. Ndërkohë mësohet se autori i plagosjes është, Dhimitri Terolli, 30 vjeç. Ai është përdorues i lëndëve narkotike, me precedentë penal për “vjedhje”.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë mësohet se autori edhe i plagosuri janë persona me precedente penale dhe përdorues të lëndëve narkotike.
Leonard Poci, arrestuar ne
- Mars 2023 me nje sasi te vogel “cannabis sativa”
- Maj 2021 per vjedhjen ne bashkepunim te nje automjeti ne Sarande
- Qershor 2017 per vjedhjen e nje celulari
- qershor 2015 per vjedhjen e sendeve ne dy automjete dhe celularin e nje avokati ne Sarande
Autori i plagosjes, Dhimitri Terolli, 30 vjec, perdorues i lendeve narkotike, me precedente per “vjedhje”