Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEArrestohet këngëtari i njohur shqiptar në Greqi

Arrestohet këngëtari i njohur shqiptar në Greqi

Mbrëmjen e kaluar, diçka e papritur ka ndodhur për këngëtarin e njohur shqiptar, Arian Agushi.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, artisti ka treguar se është mbajtur nga policia greke nga mbrëmja e kaluar deri në orët e para të mëngjesit, për shkak se dikush e ka spiunuar dhe si pasojë nuk ka mundur të jetë pjesë e koncerteve të tij.

Këngëtari ka teguar se shkak i ndalëses së tij janë bërë këngët e tij patriotike.

“Lajmërim për shqiptarët në Greqi“, nis postimin e tij këngëtari.

“Mbrëmë rreth orës 1:00 të mesnatës arrita në Athinë. Në kontrollin e pasaportave, u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë të ndaluar hyrjen në atë vend”.

“Ju kërkoj falje të gjithë dashamirësve që do të ishin sonte edhe nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj të shihemi herë të tjera”.

“Kushdo që ka spiunuar, dua t’i them disa fjalë. Jemi burgosur historikisht, kemi vdekur nga rrahjet dhe torturat por emra nuk kemi nxjerrë. Dhe tani pa na rrahur askush, e nxjerrim njëri-tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kjo nuk është hera e parë. Nuk jam fajtor që jam shqiptar”, shkruan këngëtari në profilin e tij të Instagramit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME