Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREShqipëria mund 2-0 Bullgarinë

Shqipëria mund 2-0 Bullgarinë

Ekipi kuqezi nuk di të mbahet. Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0 kundër Bullgarisë këtë mbrëmje në “Air Albania”. Miqësorja e zhvilluar u vendos nga golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit. Pas 73 vitesh kuqezinjtë fitojnë kundër Bullgarisë. Trajneri Sylvinho e pati përgatitur këtë ndeshje në maksimum dhe lojtarët nuk zhgënjyen duke shënuar dhe duke mos pësuar. Debutim edhe për Marvin Çunin. Tashmë sytë drejt nëntorit për sfidat ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe për të siguruar kualifikimin në Euro 2024.

Ndeshja

90+4′ Mbyllet 2-0 ndeshja me fitoren e kuqezinjve.

90+1′ Asllani i bën vend Ramadanit.

90′ Katër minuta shtesë.

81′ Shqipëri 2-0 Bullgari. Ernest Muçi shënon golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin me Kombëtaren. Sulmuesi i Legias ka goditur nga jashtë zone duke dhuruar një supergol.

70′ Tifozët në “Air Albania” kanë krijuar një koreografi të veçantë në minutën e 70-të. Me ndeshjen që po luhej, të gjithë të pranishmit kanë ndezur “blitzat” e telefonit dhe kanë kënduar njëzëri “Mora Fjalë”, këngën e Shkurt Fejzës kushtuar heroit Adem Jashari që humbi jetën në 7 mars 1998 për të mbrojtur Kosovën nga forcat serbe.

61′ Qazim Laçi del nga fusha, në lojë Klaus Gjasula.

54′ Marvin Çuni merr vendin e Jasir Asanit. Sulmuesi 22-vjeçar debuton me ekipin A të Shqipërisë, teksa më herët ka qenë pjesë e U-19. Sulmuesi këtë verë la Bayern Munich B, duke kaluar në Serie A me Frosinonen ku ka luajtur në 7 ndeshje.

46′ Nis pjesa e dytë. Trajneri Sylvinho bën dy zëvendësime. Në lojë Muja dhe Veseli, dalin Bajrami dhe Ajeti.

45+3′ Mbyllet 1-0 pjesa e parë.

41′ Shqipëri 1-0 Bullgari. Qazim Laçi ka kaluar Shqipërinë në avantazh. Pas një aksioni model me pasa dhe me lojën tiki-taka, kuqezinjtë marrin epërsinë pas një aksoni model.

36′ Delev lë fushën i dëmtuar te Bullgaria, pas dyluftimit me Ajetin. Vendin e tij e merr Minchev.

21′ Despodov tenton nga jashtë zone, pret Strakosha.

9′ Arlind Ajeti godet me kokë nga zhvillimet e një këndoreje, pret Mtov. Tanët japin shkëndijën e parë.

1′ Nis ndeshja në “Air Albania”. 12 mijë tifozë në stadium.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Mihaj, Mitaj; Asllani, Laçi, Bajrami; Asani, Muçi, Uzuni Trajner: Sylvinho

Bullgaria (3-4-3): Mitov; S. Petrov, Antov, Petkov; Turisov, Petkov, Gruev, Petkov; Despodov, Rusev, Delev Trajner: Mladen Krstajic

Statistikat

4 qershor 1950. Është dita e fitores së fundit të kombëtares shqiptare kundër Bullgarisë, 2-1, ardhur edhe atëherë në një ndeshje miqësore. Janë vetëm dy sukseset e kuqezinjve kundër bullgarëve dhe fitorja e parë i përket vitit të largët 1946, kur Shqipëria fitoi 3-1, me dy gola të Loro Boriçit dhe një të Pal Mirashit në rrugën drejt titullit kampione e Ballkanit.

Pas fitores së 1950-ës, deri më 2007, kur është luajtur ndeshja e fundit, bilanci flet për Bullgarinë. Në 11 ndeshje, dy janë fitore të kuqezinjve, katër barazime, dhe pesë herë kanë fituar bullgarët. Ndeshja e nesërme do të jetë miqësorja e katërt, ndërkoghë që dy takimet e fundit kanë qenë për kualifikueset e Euro 2008, dhe janë mbyllur në barazim, 0-0 në Bullgari, më 28 mars 2007, dhe 1-1 në Shqipëri, më 17 tetor të po atij viti, plot 16 vjet më parë.

Miqësorja e fundit është zhvilluar më 30 prill 2003 në Bullgari, fituar 2-0 nga vendasit. Shifrat në takimet midis dy skuadrave kanë qenë të ekuilibruara, me përjashtim të takimit për kualifikueset e Euro 96, kur bullgarët fituan 3-0, me një gol të shënuar nga Jordan Leçkov e dy nga Emil Kostandinov.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME