Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNis vjelja e ullinjëve, nuk ka puntorë, 3 mijë lekë dita e...

Nis vjelja e ullinjëve, nuk ka puntorë, 3 mijë lekë dita e punës.

Fier – Nis sezoni i vjeljes së ullirit. Rrugë për të nxjer prodhimin nga parcelat nuk ka. Fuqi puntore nuk ka. Në Kreshpan ka 5 puntorë që vjelin ullinjë. Ata kanë bërë listën e fermerëve se kur do shkojnë për tu vjelë ullinjtë

Dikur fermerët bënin lista me emra puntorësh se kë do marin në punë, por tani puntorët me lista se tek kush fermerë do shkojnë të punojnë për t’u vjel ullinjtë.

Kjo ka ndodhur në fshatin Kreshpan banorët thonë se në ktë fshat janë vetëm 4 apo 5 puntorë që vjelin ullinjë. Ata kanë bërë listat e fermerëve se kur do shkojnë e sa ditë do punojnë tek cdo fermer për tu vjelë ullinjtë.

Me më pak pridhim se një vit më parë por gjithsesi kanë zëmë kokrra, ka nisur sezoni i vjeljes së ullinjëve në fshatra të zonës së Mallakastrës.

Në fshatra kanë mbetur moshat e treta dhe nuk ka fuqi puntore për ti vjelë ullinjtë. Nkë ditë pune ka shkuar 30 mijë lekë të vjetra e puntorë nuk ka.

Banorët pohojnë faktin se nuk kanë rrugë për të shkuar në parcela qe të marrin prodhimin, dy rrugë duam, thonë ata, Kreshpan – Frakull dhe Kreshpan – Vjosë sepse 80% e fermerëve i kanë tokat që marrin prodhimet bujqësore andej. Pa tregje, subvencione nuk i njofim, nuk kemi marr.

Edhe pse janë ankuar ndër vite për subvencione, rrugë për të shkuar në parcela që të marrin prodhimet e tyre bujqësore , asnjëherë kërkesat e tyre nuk janë realizuar .

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME