Ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi sot sërish për t’u paraqitur në Gjykatën e Posacme për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë gjykata ka nxjerr një njoftim zyrtar ku thotë se seanca do të zhvillohet sërish nesër.
“Seanca gjyqesore shtyhet per t’u zhvilluar neser, dite e Merkure, ora 14:30, pasi mbrojtesit kerkuan kohe te njihen me aktet”, thuhet në njoftimin e GJKKO.
Sali Berisha e quan shkelje kushtetuese caktimin e masës “detyrim paraqitje” pa u shprehur më parë Kuvendi. Edhe sot në një komunikim me mediat ai ka bërë me dije se nuk do të shkojë në gjykatë pa dhënë më parë autorizim Kuvendi.