Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNjoftimi/ Nesër sërish gjyq për Sali Berishën

Njoftimi/ Nesër sërish gjyq për Sali Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi sot sërish për t’u paraqitur në Gjykatën e Posacme për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë gjykata ka nxjerr një njoftim zyrtar ku thotë se seanca do të zhvillohet sërish nesër.

“Seanca gjyqesore shtyhet per t’u zhvilluar neser, dite e Merkure, ora 14:30, pasi mbrojtesit kerkuan kohe te njihen me aktet”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Sali Berisha e quan shkelje kushtetuese caktimin e masës “detyrim paraqitje” pa u shprehur më parë Kuvendi. Edhe sot në një komunikim me mediat ai ka bërë me dije se nuk do të shkojë në gjykatë pa dhënë më parë autorizim Kuvendi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME