Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETPasi të lexoni për të mirat e tyre, do të hani më...

Pasi të lexoni për të mirat e tyre, do të hani më shumë fara kungulli

Farat e kungullit janë perfekte për sezonin e vjeshtës, por mos lejoni që stina t?ju kushtëzojë që t?i konsumoni gjatë gjithë vitit. Të pasura me fibra, vitaminë E, zink, kalium, magnez, hekur dhe kalcium, ato janë një burim me bazë bimore i proteinave dhe acideve yndyrore omega-3.

Shtojini në supë, sallatë ose në gatime të ndryshme me drithëra, mund t?i mbani në çantë e t?i konsumoni pas palestrës. Pra, mënyrat si t?i shijoni janë të shumta. Përfitimet në organizëm?

Ngrënia e këtyre farave ndikon në rregullimin e disa parametrave të metabolizmit, si sheqeri apo presioni i gjakut, nivelet e kolesterolit etj. Studime të tjera kanë treguar se farat e kungullit ndikojnë edhe te shëndeti kardiovaskular.

Farat e kungullit mund të ndihmojnë edhe në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë. Një studim i vitit 2015 zbuloi se zëvendësimi i yndyrave të ngopura me yndyrna të shëndetshme nga farat e kungullit mund të ndihmojë në reduktimin e rreziqeve që lidhen me sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur.

Pasi të lexoni përfitimet, do të hani më shumë fara

Farat e kungullit mund të jenë një zgjedhje dietike për burrat pasi studime të shumta kanë treguar përfitimet e konsumit të farave të kungullit dhe shëndetit të prostatës.

Në fund, përveç të gjitha përfitimeve fizike, farat e kungullit ndikojnë edhe te shëndeti mendor, sepse fakti që janë të pasura me antioksidantë, acide yndyrore omega-3 dhe magnez i bën një super ushqim për individët në rrezik ose që vuajnë nga depresioni, ankthi ose stresi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME