Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE'E kam rezervuar hotelin në Gjermani, dua Serbinë në grup t’i themi...

‘E kam rezervuar hotelin në Gjermani, dua Serbinë në grup t’i themi këta janë djemtë shqiptarë’

Qazim Laçi është simboli i Kombëtares nëse bëhet fjalë për shpirtin dhe zemrën e Shqipërisë.

Sa herë që këndohet himni, mesfushori mbyll sytë dhe këndon himnin ku goja nxjerr fjalët e zemrës.

I ati i mesfushorit, Emin Laçi, në një intervistë për “Koha Shtesë”, ka treguar jo pak detaje emocionuese.

“Në U-17 e Greqisë, e donin Qazim Laçin. Trajneri i Greqisë U-17 më thirri në zyrë dhe më kërkoi Qazimin, që ta merrte në Kombëtare. I thashë: “Të lutem, djali është mirënjohës për Greqinë, se e zhvilloi karrierën këtu, por mos ma bëj ftesën. Më lërë që të shkojë në Shqipëri.

Qazimi? Më tha direkt kur e pyetën se kë do mes Shqipërisë dhe Greqisë: “Dua Shqipërinë”. Atëherë qante me net nga gëzimi kur i vinte ftesa e Shqipërisë.

Frikë nga djegia në Greqi? Jo, i thashë: “Ke babin këtu”.

Kur humbëm ndaj Islandës dhe tifozët kërkuan lojtarët për të folur me ta, Qazimi u ul te shtylla me kokën ulur. I thashë: “Pse mo babi?”. Më tha: “A mo babi, këta tifozë nuk e meritojnë këtë, duhet të japësh shpirtin për ata tifozë. Nuk ma hapi telefonin pas ndeshjes, më ka marrë 24 orë pas ndeshjes, ditën tjetër pasdite.

E kam prenotuar hotelin në Gjermani. Mendoj se Europiani është mbyllur, vetëm të shkojmë si vendi i parë tani. E dua edhe unë Serbinë në grup. E dua vetëm për futboll, jo të ngatërrohem me dhunë e këto gjëra të tjera, vetëm një ndeshje futbolli që ne të fitojmë dhe t’i tregojmë…këta janë djemtë shqiptarë. Jam i bindur se do të fitonim ne”, tha Emin Laçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME