Bashkia e Fierit shpall vende të lira pune si më poshtë:
Bashkia Fier, për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurrim vende të lira pune, në pozicionet si vijon:
4 vende “INSPEKTOR” pranë Inspektoriatit Vendor të Territorit
Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurrim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Kritere të përgjithshme:
- Të kenë shtetësinë shqiptare;
- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale të domosdoshme për vendin përkatës të punës sipas kritereve të miratuara;
- Të jenë të aftë për punë;
- Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore; Kritere specifike për pozicionin e punës:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën: Inxhinier ndertimi/Arkitekt/Jurist/
- Të ketë eksperiencë pune.
- Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e çdo niveli dhe për t’i zbatuar ato.
- Të kenë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
- Te kene aftësi komunikuese
Kandidatët që do të aplikojnë për konkurrim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme brenda datës 20.11.2023:
- Curriculum Vitae;
- Diplomë të shkollës së lartë (sipas kërkesës së vendit përkatës së punës);
- Listë notash;
- Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi;
- Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
- Dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar
- Certifikatë e gjendjes familjare;
- Fotokopje e ID-së.