Sunday, April 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBashkia Fier kërkonë të punësojë 4 inspektorë

Bashkia Fier kërkonë të punësojë 4 inspektorë

Bashkia e Fierit shpall vende të lira pune si më poshtë:

Bashkia Fier, për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurrim vende të lira pune, në pozicionet si vijon:

4 vende “INSPEKTOR” pranë Inspektoriatit Vendor të Territorit

Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurrim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Kritere të përgjithshme:

  • Të kenë shtetësinë shqiptare;
  • Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale të domosdoshme për vendin përkatës të punës sipas kritereve të miratuara;
  • Të jenë të aftë për punë;
  • Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore; Kritere specifike për pozicionin e punës:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën: Inxhinier ndertimi/Arkitekt/Jurist/
  • Të ketë eksperiencë pune.
  • Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e çdo niveli dhe për t’i zbatuar ato.
  • Të kenë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
  • Te kene aftësi komunikuese

Kandidatët që do të aplikojnë për konkurrim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme brenda datës 20.11.2023:

  • Curriculum Vitae;
  • Diplomë të shkollës së lartë (sipas kërkesës së vendit përkatës së punës);
  • Listë notash;
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi;
  • Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
  • Dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar
  • Certifikatë e gjendjes familjare;
  • Fotokopje e ID-së.
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME