Me vendim gjykate të formës së prerë, kompania ‘Air Albania’ është vendosur nën sekuestro konservative.
Sipas ‘Top Channel’, vendimi është marrë nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm të Tiranës më datë 4 tetor pas padisë së ngritur nga shtetasi turk, Sinan Isek.
Isek ka ngritur pretendime ndaj kompanisë për mosmarrjen e pagës së tij. Ai ka mbajtur postin e shefit të operacioneve të fluturimeve, si edhe të trajnuesit të stafit të kompanisë me flamur shqiptar, por ku 49 për qind të aksioneve i zotëron Turkish Airlines. Vendimi për sekuestron e kuotave dhe aksioneve është dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 6 nëntor.