KRYESOREPOLITIKË

Berisha: Nëse e lejojmë, Rama në 2025 do shpërndajë zarfa me 150 mijë lekë për votë

Kryedemokrati Sali Berisha në takim me demokratët dhe qytetarët e Lushnjes u shpreh se zgjedhje të lira me kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë. Berisha akuzoi kryeministrin se mori 710 mijë vota me forcën e shtetit.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri  tha se Rama i hoqi vulën opozitës dhe liroi nga burgu vrasës serial që u sollën si xhelatë të votës. Berisha shprehet se zgjedhjet e ardhshme ai do shpërndajë zarfe me 150 mijë lekë brenda dhe do lirojë nga burgu 2 herë më shumë vrasës.

Çfarë opozitarësh jemi nëse nuk përballemi dhëmbë për dhëmbë me të. Ndaj dhe po protestojmë në parlament. Kemi nisur betejë pa kthim. Ftojmë secilin nga ju të angazhohet në këtë betejë pa kthim, për fitoren edhe një herë të pluralizmit edhe një herë të demokracisë, edhe një herë të së ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë. Pra, kjo është një betejë jetike, vendimtare. Kjo kërkon angazhimin tonë të fuqishëm, kërkon betimin tonë se diktatura nuk do vijojë më tej.  E di se sa të mërzitur jeni pas betejave elektorale, e kam shumë të qartë atë. Unë duhet të flas haptas me ju. Duke u përpjekur të bëjmë gjithckka me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Qarkullojnë mendimet se ky nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet. Ky mori 710 mijë vota duke përdorur forcën e shtetit. Duke përdorur 630 mijë zarfa. Duke transferuar 1 milionë e 300 mijë zjgedhës. Duke i hequr emrin opozitës. Duke hequr vulën. Duke lejuar vrasësit serial nga burgu, si xhelatë të votës së shqiptarëve. Ai i grabit zgjedhjet. Zgjedhjet  i fituan ata që me gjithë këtë terror arrijnë të votohen nga 600 mijë shqiptarë. A do ta pranojmë këtë situatë?! Në 2025 nuk do shpërndajë zarf me 50 mijë lek, do shpërndaj 150 mijë lek. Lekët tuaja. Nëse e lejojmë, në 2025 nuk do ndryshoj qendrat e votimit për 1 milionë shqiptarë, por për 1 milionë e gjysëm. Do lirojë 2 herë më shumë vrasës nga burgjet.”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button