Lushnje – Digjet një automjet tip Ford rreth orës 6 të mëngjesit. Ngjarja në hyrje të lagjes Savër të Lushnjes.
Drejtuesi i mjetit dhe punëtorët si çdo mëngjes ishin takuar dhe kishte parë të dilte tym nga pjesa e motorrit. Ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se mjeti të digjej totalisht. Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të Zjarrfikësve pas njoftimit, nga mjeti nuk ka mbetur asgjë.
Fatmirësisht në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkendijë elektrike pasi mjeti ishte i ndezur.