Kompanitë e basteve kanë nisur menjëherë që të kuotojnë shanset e Kombëtareve për të fituar Europianin e Gjermanisë.
Franca dhe Anglia shihen si skuadrat favorite për të triumfuar me koeficient 4. Më pas vjen vendi organizator, Gjermania me koeficientin 6, Spanja 7 dhe Portugalia 9.
Shqipëria në fakt në shumë kompani bastesh është e vështirë që ta gjesh. Por sipas “squawka.com”, kuqezinjtë kanë koeficientin 200 për një triumf të mundshëm në “Euro 2024”, që duket në kufijtë e të pamundurës.
Për momentin jemi skuadra me koeficientin më të lart, teksa më mirë se ne është Sllovenia me koeficientin 150.