Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBallist Morina ka një mesazh për Serbinë, “Qetësohuni lepuj, unë do e...

Ballist Morina ka një mesazh për Serbinë, “Qetësohuni lepuj, unë do e rregulloj fatin tuaj”

Më 14 tetor 2014, Ismail “Ballist” Morina lëshoi dronin e famshëm në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të luajtur në Beograd, duke shkaktuar trazira dhe ndërprerje të ndeshjes. Pasi u arratis nga Beogradi, ai ka vendosur të provokojë sërish futbollistët dhe tifozët serbë.

Këtë herë ai e ka bërë në profilin zyrtar të UEFA-s në Instagram, ku ka shkruar dy fjali provokuese dhe kështu ka shkaktuar zemërimin e tifozëve të Përfaqësueses Serbe.

“Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni. Shihemi në fazën eliminatore”, ka shkruar Morina në postimin e UEFA-s.

Shqipëria është në vazon e dytë përpara shortit të grupeve për Euro 2024, ndërsa Serbia në vazon e katërt, ndaj është i mundur një duel mes dy vendeve në fazën e grupeve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME