Një moment i vështirë për Atalantën. Dëmtimi i Gianluca Scamacca, që do të kthehet në vitin 2024, ndihet menjëherë te bergamaskët, që humbasin gjithashtu edhe mbrojtësin e kombëtares Berat Gjimshiti. Atalanta fundoset 3-0 përballë Torinos, menjëherë sapo qendërmbrojtësi shqiptar la fushën e lojës i dëmtuar. Dygolësh i Duvan Zapata (22′ e 95′) e penallti e Sanabria (55′) që zbritën zikaltrit në vendin e tetë. Ivan Juric mund profesorin e tij Gian Piero Gasperini, ndërsa Torino feston në mënyrën më të mirë ditëlindjen e 117°.
🟢↑ Bakker
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) December 4, 2023
🔴↓ Djimsiti#TorinoAtalanta 0-0 | 18’ #SerieA
Në mbrëmjen më të vështirë, lulëzon Torino më i mirë i sezonit. Ata mposhtën Atalantën 3-0, shkuan në gol me dy qendërsulmuesit e tyre (një dygolësh i Zapata, Sanabria me penallti në pjesën e dytë), rifilluan rrugëtimin e tyre, duke legjitimuar plotësisht fitoren përsa i përket lojës dhe vrapimit. Atalanta e Gasperinit dukej thuajse e befasuar nga mbrëmja e shkëlqyer e Granatave, pa e ka gjetur kurrë çelësin për t’i penguar. Kapërcim i bukur në renditje për skuadrën e Juric, në ndjekje të trenit për në Evropë tani vetëm tre pikë larg. Granata i bënë vetes një dhuratë të bukur në 117 vjetorin e klubit. Gasperini pret me ankth të mësojë shkallën e dëmtimit të mbrojtësit Gjimshiti, që doli nga fusha në minutën e 19′, tre minuta para se Torino të gjente avantazhin.