KRYESORE

Del VIDEO/ Si u ekzekutua në mes të ditës 41-vjeçari në Fier

Fier – Kanë dalë pamje nga vrasja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku viktimë mbeti 41-vjeçari Erjon Javori. Ai u ekzekutua me armë zjarri nga Agim Gashi duke udhëtuar me makinën e tij. Autori 35-vjeçar u zbulua nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli” të këtij qyteti. Policia tha se ka ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Mbeten të paqarta motivet e krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button