Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREVeliaj si Rama: Kush ka gabuar me inceneratorët të mbajë përgjegjësi

Veliaj si Rama: Kush ka gabuar me inceneratorët të mbajë përgjegjësi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka qëndruar besnik linjës që ndjek shefi i tij sa herë që përmenden inceneratorët. Njësoj si Rama që hoqi çdo përgjegjësi nga vetja duke e kaluar ate tek vartësit, edhe Veliaj bëri të njëjtën gjë.

“Nëse në këtë landfill dikush ka bërë gabim duhet të mbajë përgjegjësi patjetër dhe kryeministri ka qene i qartë, PS ka qene i qartë, kryesia ka qene e qartë. Por të thuash që tani nuk do të kemi më landfille dhe inceneratorë sepse dikush ka bërë gabim është si të thuash që nuk do bëjmë autostrada dhe spitale.

Në këtë sens ne do të vazhdojmë punën për këtë landfill, por di të them këtë se dikush po kërcen nga belaja për të përfshirë njerëz që janë absolutisht transparent dhe kanë bërë detyrën e tyre për të pastruar qytetin” – tha Veliaj.

Firmën e tij për inceneratorin pa marrë votën e këshillit bashkiak ai e shmangu sërish.

“Gënjeshtra konkrete është që kanë firmosur në emër të qarkut. Kjo është logoja e Bashkisë së Tiranës, është firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, jemi parimisht dakord për sa i përket rolit të bashkisë.

Sa mbetje prodhon Tirana, kur është sezoni i këtyre mbetjeve, në verë ka më pak mbetje se një pjesë e madhe janë pushim. Kështu që kontributi ynë në këtë proces ka qene për të dhënë të gjithë informacionin se sa përballohet në bashkinë e Tiranës.

Kështu që e gjithë legjenda urbane se sa janë ndërtuar në emër të të gjithë qarkut të Tiranës bie poshtë, është përgjigjur më vete kryetari i bashkisë së Vorës, më vete kryetari i bashkisë së Kavajës. Në ato vite kanë qene të forcës politike që i ngre këto akuza” – tha Veliaj. ©LAPSI.al

Shikoni edhe këtë material të përgatitur nga Lapsi.al për dredhimin e Ramës përballë gazetarëve për inceneratorin e Tiranës:

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME