Zbardhet dëshmia e drejtorit te burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i cili u vu në pranga pas vrasjes që ndodhi të premten në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Në dëshminë e tij përpara Gjykatës, Hoxha ka deklaruar se ka më shumë se 28 vite që punon në sektorin e burgjeve, ku aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të IEVP Peqin, i komanduar që nga data 22.11.2023, ndërsa emërimin e kam në pozicionin e specialistit në Sektorin e Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
“Në detyrën që ushtroj aktualisht kam në pozicionin organik si shef policie që nga data 14.12.2023 shtetasin Qani Muca, i cili më parë mbante detyrën e shefit të 41 Bizit në IEVP Peqin dhe godinën e paraburgimit. Në këtë detyrë që nga data 22.11.2023 në detyrën e shefit të policisë deri më datë 14.12.2023 ka qënë shtetasi Nikolin Gjonpali”, ka thënë Hoxha.
Me marrjen e detyrës më datë 22.11.2023 është marrë me organizimin e punës dhe sistemin e disa të dënuarve që nuk ishin akomoduar për shkaqe të ndryshme në dhomat e akomodimit në sektor, situatë të cilën e ka mësuar nga struktura vartëse e policisë. Më datë 15.12.2023 rreth orës 13;52 minuta kam qënë në ambjentet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënse marrrëse se diçka po ndodhte në godinën B, ambientet e ajërosjes.
“Kam folur në radio se çfarë problemi ka dhe më raportuan se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment kam dalë nga zyra dhe jam nisur për në regjimin brendshëm. Aty kam parë se ishin dy të plagosur me armë zjari dhe ishin me gjak. Të dy të plagosurit i futëm në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore.
Pas kësaj u futa në ambjetet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe shkova te vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjacaj.
Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajrosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaca, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete.
Afrohem tek dera dhe i burgosuri më tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në keto momente, i thashë një policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi një ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete.
Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës. E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do ti tregoj të gjitha.
Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë siç i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me shërbimet e policies”, ka deklaruar Hoxha.