Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIOM feston 30-vjetorin e arritjeve në Shqipëri përmes zërave të migrantëve

IOM feston 30-vjetorin e arritjeve në Shqipëri përmes zërave të migrantëve

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) shënoi 30 vjetorin e saj në Shqipëri. Në aktivitetin që mblodhi bashkë përfaqësues nga qeveria, BE, agjencitë e OKB, misionet diplomatike, partnerë ndërkombëtarë, shoqëria civile, akademia, sektori privat dhe migrantë, u festuan jo vetëm tre dekada të angazhimit të IOM-it në Shqipëri, por edhe Dita Ndërkombëtare e Migrantëve dhe Dita Kombëtare e Diasporës. IOM theksoi rolin e rëndësishëm të migrantëve në zhvillimin e komuniteteve në vendet e tyre të origjinës por edhe në vendet pritëse, nëpërmjet një paneli bisedues me migrantë të suksesshëm të rikthyer, nga diaspora, por edhe të huaj të riintegruar në Shqipëri.

 

“Veprimet tona të përbashkëta sot, do të na ndihmojnë të përgatitemi për sfidat e së nesërmes dhe unë jam krenar të shoh që në Shqipëri këto veprime janë materializuar duke përdorur migracionin si një mjet për të rritur mirëqenien e individëve dhe shoqërisë”, tha z. Manfred Profazi, Drejtor Rajonal i IOM-it për Evropën Juglindore, Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, duke përshëndetur më shumë se 150 të ftuar përmes një video-mesazhi. Ai përgëzoi Qeverinë shqiptare për fokusin konstruktiv në çështjet e migracionit në ndjekje të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

 

Ministri i Brendshëm, z. Taulant Balla, drejtues i institucionit kryesor qeveritar përgjegjës për qeverisjen e migracionit dhe një nga partnerët kyç të IOM-it, njoftoi fazën finalizuese të Strategjisë Kombëtare për Migracionin (2024-2030) dhe Planit të Veprimit (2024-2026), hartuar me mbështetjen teknike dhe financiare të IOM-it dhe në përputhje me Paktin Global për Migracionin.

 

Znj. Alma Jani, Drejtuesja e Misionit të IOM-it në Shqipëri, siguroi angazhimin e IOM-it për të mbështetur përpjekjet e qeverisjes dhe menaxhimit të migracionit në Shqipëri, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetet e migrantëve – “Pas çdo politike ka njerëz të vërtetë, me shpresa dhe ëndrra të vërteta. Është përgjegjësia jonë e përbashkët të sigurojmë që parimet e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut të respektohen plotësisht.”

 

Ngjyrat e ekspozitës së piktorit Helidon Haliti dhe tingujt projektit muzikor të dy migrantëve shqiptarë të rritur në Itali, Shkodra Elektronike, shoqëruan aktivitetin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME