Interi kërkon të transferojë një tjetër sulmues gjatë janarit për të kompletuar repartin e avancuar. Pas dëmtimit të Lautaro Martinez, dhe me Sanchez e Arnautovic që nuk bindin shumë si zëvendësues të kapitenit zikaltër, klubi po mendon për një sulmues me një kalibër më të lartë.
Emri më i ndjekur është Mehdi Taremi i Portos, ku Inter po punon fortë për ta bërë të mundur transferimin e tij. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Inter po monitoron edhe dy sulmues të tjerë. Anthony Martial i Manchester United, që nuk ka pasur hapësira këtë sezon.
Emri i tretë është Armando Broja, për të cilin ka interesim nga 3 skuadra të tjera në Premier League, ndërkohë që Blutë e Londrës nuk e lëshojnë në formë huazimi.