Edicioni i vitit 2023 i Jogo das Estrelas, ‘Ndeshja e Yjeve’, e cila u luajt në Maracanã përfundoi me shumë argëtim dhe 14 gola. Fitues doli skuadra e brazilianit Ziko, me fanella të kuqe, që mundi 10-4 të bardhët të përbërë nga Petkoviç, Alex, Adriano, Renato Gaúcho, Leonardo, Palermo dhe Sorín.
Më shumë se 50 mijë njerëz u mblodhën në stadiumin më ikonik të futbollit brazilian. Para fillimit të sfidës u bënë homazhe emocionale për Pelé dhe Roberto Dinamite, të cilët u ndanë nga jeta mes fundit të vitit 2022 dhe fillimit të vitit 2023.
Maracanã në këmbë për kampionin 70 vjeçar
Protagonisti i vërtetë i mbrëmjes ishte sigurisht Zico, i cili mbushi 70 vjeç dhe shënoi dy gola përpara se të zëvendësohej mes duartrokitjeve dhe thirrjeve “Zico është mbreti ynë!”. O Galinho shënoi nga pika e bardhë dhe me aksion përpara se të përfundonte praninë e tij në fushë me publikun që e brohoriste.
Missão cumprida! Zico guardou seu segundo gol na noite e deu lugar ao neto no Jogo das Estrelas. O ídolo rubro-negro, 70 anos, saiu de campo aos gritos de "O Zico é nosso rei" pic.twitter.com/vDWqkdGAbW
— ge (@geglobo) December 28, 2023
E kotë të thuhet klasi i ish-kampionit brazilian është i përjetshëm, por vështirësitë në moshën e tij janë të shumta. Vetë Zico më vonë zbuloi se kishte përdorur një mbrojtës për gjurin për të lehtësuar dhimbjen dhe për të zbritur në fushë.
Skuadra e udhëhequr nga Zico përbëhej kryesisht nga ish-idhujt e Flamengos dhe ishte në epërsi thuajse gjatë gjithë ndeshjes. Të bardhët kaluan në epërsi me Martin Palermo, por në pak minuta u përmbysën nga të kuqtë, me golat e shënuar nga Adriano dhe Zico me penallti.
Zico, Zicão, Zicaço! Todo o nervosismo do eterno Camisa 10 da Gávea na frente do goleiro… pic.twitter.com/1NTx0qMudc
— Maracanã (@maracana) December 28, 2023