HBA
Për shumë të famshëm, Instagrami është bërë platforma kryesore për të promovuar gjithçka, për të ndarë momente historike, për të shpallur ngjarje të mëdha të jetës dhe në përgjithësi, për të ndarë pamje nga jeta e tyre e përditshme.
Por kush janë 10 llogaritë më të ndjekura në Instagram të personazheve të famshëm të vitit 2023.
10. Kendall Jenner – 294 milionë ndjekës
Me 294 milionë ndjekës,Kendall Jenne është dukshëm modelja më e ndjekur në Instagram.
9. Khloe Kardashian – 311 milionë ndjekës
Më e vogla nga motrat Kardashian dhe bashkëthemeluesja e markës së xhinseve “Good American”, Khloe Kardashian ka grumbulluar më shumë se 300 milionë ndjekës në Instagram.
8. Beyonce – 319 milionë ndjekës
Pasi përfundoi turneun e saj botëror “Renaissance”, i cili u bë turneu me fitimin më të madh nga një artiste me ngjyrë, Queen B, zë vendin e tetë me 319 milionë ndjekës.
7. Kim Kardashian – 364 milionë ndjekës
Si figura më e spikatur e familjes Kardashian dhe themeluesja e “Skims”, Kim Kardashian ka ndjekës masiv – 364 milionë, për të qenë të saktë.
6. Ariana Grande – 380 milionë ndjekës
Këngëtarja e “God is a Woman” dhe themeluesja e “R.E.M.”, Ariana Grande ka grumbulluar 381 milionë ndjekës në Instagram që kur iu bashkua për herë të parë në vitin 2011.
5. Dwayne “The Rock” Johnson – 395 milionë ndjekës
Aktori Dwayne “The Rock” Johnson zë vendin e pestë në listë me 395 milionë ndjekës. Postimet e tij në Instagram shpesh paraqesin regjimin e ushtrimeve të ish-mundësit.
4. Kylie Jenner – 399 milionë ndjekës
“Kylie Jenner renditet lart në listë me afro 400 milionë ndjekës në platformë. Manjatja e bukurisë dhe ndikuesja e mediave sociale shpesh shfaq markën e saj të kozmetikës “Kylie Cosmetics” dhe markën e saj të veshjeve të lançuar së fundmi, “Khy”.
3. Selena Gomez – 429 milionë ndjekës
Me një numër të madh ndjekësish prej 429 milionësh, këngëtarja e “Calm Down” është muzikantja dhe personazhi i famshëm i Hollivudit më i ndjekur në Instagram.
2. Lionel Messi – 496 milionë ndjekës
Legjenda e futbollit argjentinas, Lionel Messi, ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm ndjekësish prej 490 milionë në Instagram. Instagrami i tij përfshin fotografi të karrierës, sponsorizimeve dhe familjes.
1. Cristiano Ronaldo – 616 milionë ndjekës
Ndërsa ikona e futbollit, Cristiano Ronaldo, njihet për dominimin në fushë, ai kryeson këtë listë si personi më i ndjekur në Instagram me mbi 600 milionë ndjekës.