Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREParalajmëron Korreshi/ “Opozita mund të ngujohet në Kuvend”

Paralajmëron Korreshi/ “Opozita mund të ngujohet në Kuvend”

Deputeti Saimir Korreshi foli për përshkallëzim të protestave, teksa komentoi situatën në PD pas izolimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Korreshi tha opozita nuk do të ndalet vetëm te flakadanët në Parlament, por mund të shkojë deri në grevë urie.

Ai paralajmëroi se demokratët mund edhe të ngujohen në Parlament.

“Pavarësisht se është një minus i madh për opozitën që Berisha është në shtëpi. Ndoshta ka ardhur koha për diçka më të fortë sesa vetëm me flakadanë. Mund të kalojmë në masa të tjera deri te greva e urisë, ose ngujimi në Kuvend”, theksoi deputeti.

Kujtojmë se opozita prej disa muajsh ka nisur protesta në Parlament, për shkak se mazhoranca nuk i ka plotësuar kërkesat, ndër të cilat edhe ngritja e komisioneve hetimore./ CNA

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME