Thursday, December 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmri/ 23-vjeçari ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij 

Emri/ 23-vjeçari ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij 

Një i ri ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin bregdetar të Vlorës. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri” rreth orës 22.15 pranë Poliklinikës së qytetit.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se 23-vjeçari i identifikuar si Bernard Sinonmati është qëlluar kur ndodhej në banesën e tij. Dyshohet se ai është qëlluar me një armë snajper nga jashtë banesës.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes i cili dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja.

23 vjecari kishte ardhur ne muajin dhejtor nga Belgjika për te festuar nderrimin e viteve me familjen ,viktima dyshohet se ka qen ne ballkon ne momentin qe eshte goditur me nje plumbe ne koke nga nje distanc e larget

Në 4 janar të vitit 2023, të riut i kishin vënë tritol në makinë. Nga shpërthimi në atë kohë nuk ka pasur të lënduar pasi në automjetin e parkuar nuk ndodheshin persona. Në atë kohe ngjarja u konsiderua si mesazh. Një vit më pas duket se autorët nuk e kanë kursyer duke i marrë jetën.

Bernard Sinomati ka qenë emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje, ndërsa rezultonte i dënuar në Belgjikë. Viktima është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME