Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqiptari vrét kunatin bashkatdhetar në Greqi, vetëdorëzohet në polici

Shqiptari vrét kunatin bashkatdhetar në Greqi, vetëdorëzohet në polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë gjahu kunatin e tij 33 vjeç, të dy shqiptarë.

Siç raportojnë mediat greke, autori ka vrarë me armë gjahu vëllain e gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin.

50-vjeçari ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës, vajza e tij 18 vjeçe i ka treguar se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare. Sipas vajzës, së fundmi viktima e kishte shtanazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME