Nga Enver Robelli
Ndotja e Shqipërisë!
Arben Ahmetaj ka qenë me vite të tëra numri dy në qeverinë e Edi Ramës.
Tani ai kërkohet nga drejtësia e cila e akuzon për korrupsion. Të enjten Arben Ahmetaj foli nga ekzili dhe ngriti akuza shumë të rënda kundër Edi Ramës, Erion Veliajt dhe gazetarëve të afërt me ta për përfitime ilegale financiare nga skema e inceratorëve (impianteve për djegien e bërllokut).
Nga moria e akuzave dhe kundërakuzave është e pamundur të thuhet se kush është fajtori dhe a ka një fajtor të vetëm për këtë mega-aferë. Por një gjë është e sigurt: vetëm në rastin e inceratorit të Tiranës janë harxhuar 130 milionë euro nga buxheti i shtetit. Dhe inceratori NUK është ndërtuar fare.
Në xhepat e kujt përfunduan 130 milionë euro? Pa hetim të plotë të këtij rasti, zbulim të fajtorëve dhe dënim të tyre, drejtësia e re dhe SPAK-u rrezikojnë të mbesin vetëm një përrallë.
Nëse rasti i Tiranës hetohet si duhet, nuk përmbyset vetëm pushteti, por edhe shteti.
*Reagim i gazetarit të njohur në median sociale