Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSulmi ndaj INSTAT/ Homeland Justice: Kemi vjedhur të dhënat e Censit!

Sulmi ndaj INSTAT/ Homeland Justice: Kemi vjedhur të dhënat e Censit!

Grupi i hackerave iranianë “Homeland Justice” vazhdon dhe ngul këmbë se ka marrë nga faqja e INSTAT të gjitha të dhënat e censit të zhvilluar pak javë më parë. Me një reagim tjetër që kanë bërë në grupin e tyre në “Telegram”, Homeland pretendon se pas sulmit tashmë kanë akses në qindra mijëra të dhëna, të cilat i kanë kopjuar dhe i kanë zhdukur nga serverat.

Se çfarë do të ndodhë me të dhënat që ata pretendojnë se kanë marrë ende nuk dihet. Ndërkohë që vetë INSTAT pretendon se asnjë e dhënë nuk është prekur, aq më pak të dhënat e Censit.

Kjo pasi sipas tyre, ato ruhen në një server tjetër, të ndarë nga INSTAT.

“Instat është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja dhe censit. Të dhënat gjithashtu janë kopjuar dhe hequr nga serverët. Të gjitha statistikat janë kundër jush,”-shkruhet në postimin e bërë në Telegram.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME