Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBlinken: Muajin e ardhshëm përurohet baza e NATO-s në Kuçovë

Blinken: Muajin e ardhshëm përurohet baza e NATO-s në Kuçovë

Baza ajrore e Kuçovës ishte pjesë e bisedimeve dypalëshe mes kryeministrit Rama dhe sekretarit Anthony Bliken, zbuloi zyrtari i lartë amerikan gjatë konferencës dypalëshe.

Shefi diplomacisë amerikane zbuloi se kjo bazë do të jetë gati muajin e ardhshëm dhe do të ketë ndihmën e të gjithë vendeve partnere në NATO për pajisjen e saj me teknologjinë më të fundit.

Blinken vlerësoi lidershipin e Ramës dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën që nga ditët e para të agresionit rus si dhe misionet e NATO.

“Ju falënderojmë për mikpritjen dhe për bisedën e drejtpërdrejt dhe të sinqertë. Kryeministri është një partner i jashtëzakonshëm i SHBA. Ky partneritet është më i fortë se ka qenë. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin.

Folëm për punën e fortë për penëmbajtjen sa i përket Ukrainës. Diskutuam sot dhe për sfidat me të cilat përballemi dhe u fokusuam te çështjet e sigurisë. Shqipëria ka qenë një mbështetëse e Ukrainës dhe ka dërguar ndër të parat armë për të përballur agresionin rus. Përgjatë 15 viteve në NATO, Shqipëria ka dhënë kontribut thelbësor.

Muajin e ardhshëm, Shqipëria përuron bazën në Kuçovë. Të gjithë anëtarët do të sjellin kontributin e tyre. Çdo aleat ka rritur vitet e fundit shpenzimet për mbrojtjen. Jemi falënderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe po mban detyrimet”, tha sekretari Blinken.

Më tej, sekretari amerikan zbuloi se gjatë takimeve me Ramën bisedoi dhe për sulmet kibernetike të Iranit dhe kontributin e SHBA për përballimin e tyre, teksa nuk harroi të falënderonte Shqipërinë dhe shqiptarët për mikpritjen e mijëra afganëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME