Afro 1500 fermerë italianë kanë marrë pjesë në demonstratën e zhvilluar në Circus Maximus në Romë. Ata protestuan kundër politikave të qeverisë dhe BE-së. Protesta u zhvillua pa trazira apo incidente. Traktorët ishin në rrugën ku po zhvillohej protesta dhe po u binin borive, shkruajnë mediat e huaja.
Në demonstratë morën pjesë fermerë nga rajone të ndryshme të Italisë, ata mbanin në dorë pankarta që shkruanin “Pa fermerët do të hani mbeturina”.
Drejtuesi i protestave tha: U bëj thirrje qeverive të kuptojnë, përndryshe duhet të shkojnë në shtëpi. Ne nuk jemi skllevër dhe zinxhirë të supermarketeve. Ky sistem na bëri të jemi buzë të greminës.