Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBrenda burgut “Ujku polar” ku vdiq Alexei Navalny

Brenda burgut “Ujku polar” ku vdiq Alexei Navalny

I ndërtuar në vitet 1960, Kolonia e Arktikut “Ujku Polar” është një nga burgjet më djallëzore siberiane ku kundërshtari i Vladimir Putinit, Alexei Navalny kaloi ditët e tij të fundit. I quajtur zyrtarisht si kolonia penale IK-3, ishte dikur pjesë e kampeve sovjetike të punës së detyruar apo “gulagëve” dhe konsiderohet si një nga burgjet më të vështira në botë.

Ai është në veri të Rrethit Arktik dhe të burgosurit përballen me temperatura prej -28 gradë Celsius në muajt e ashpër të dimrit. Burgu është përballur me akuza tortura dhe rrahje të të burgosurve, shumica e të cilëve janë të dënuar për krime të rënda.

Polar Wolf Arctic Colony

Një ish-i burgosur thotë se trajtimi i ashpër nga rojet përfshinte mbytjen dhe goditjen me shkopinj. Të burgosurit kalojnë pothuajse të gjithë kohën në qelitë e tyre dhe kur nxirren jashtë u vendosen qese mbi kokë, që ata të mos e perceptojnë dot strukturën e burgut.

Ky burg ishte ndalesa e fundit për kundërshtarin e Putinit, Alexei Navalny, i cili u shfaq atje në dhjetor të vitit të kaluar pasi u zhduk për 20 ditë.

Tashmë është konfirmuar se ai vdiq në burg pasi vuajti probleme serioze shëndetësore dhe mesa duket u vendos përsëri në izolim para vdekjes së tij. Putin thuhet se u informua për vdekjen e rivalit të tij.

I pyetur për vdekjen e Navalny, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha: “Mesa dimë, në përputhje me të gjitha rregullat ekzistuese, FSIN [shërbimi i burgut] po kryen të gjitha kontrollet” – tha Peskov.

Vetë burgu pretendoi se Navalny ishte ndier keq pas një shëtitjeje dhe humbi menjëherë ndjenjat. Avokatja e tij konfirmoi vdekjen e tij. Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, Navalny u zhduk nga një burg qendror rus ku po vuante një dënim prej dy dekadash me akuza për ekstremizëm dhe mashtrim, që mbështetësit dhe komuniteti ndërkombëtar thonë se janë të sajuara.

Alexei Navalny death: Inside the brutal 'Polar Wolf' Arctic penal colony where Putin opponent was imprisoned | Independent.ie

Më pas doli 3 javë më vonë se ai ishte transferuar në kampin e burgut IK-3 në Kharp, rreth 1 900 km në verilindje të Moskës.

Navalny Greets Supporters From Prison: 'Our Friendly Concentration Camp.' - The New York Times

Kolonia e “Ujkut Polar” është e rrethuar nga male dhe tundra, me një dimër të errët dhe të ftohtë. Vera është e shkurtër dhe e infektuar nga mushkonjat. Navalny bëri shaka në një lidhje live kur u pyet në gjykatë për kushtet në dhjetor: “Unë nuk them ‘Ho-ho-ho’, por them ‘Oh-oh-oh’ kur shikoj nga dritarja. Aty mund të shoh që është natë, pastaj mbrëmje, pastaj përsëri natë.” Qeshi Navalni, qeshën rojet, qeshi edhe gjykatësi. Ishte shakaja e tij e fundit. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME