Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPunimet, devijohet trafiku në rrugën Levan-Vlorë

Punimet, devijohet trafiku në rrugën Levan-Vlorë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se në vijim të punimeve në kuadër të mirëmbajtjes rrugore, duke filluar nga data 20 shkurt deri në 29 shkurt, do të kryhen punimet për asfaltimin e hyrjeve dhe daljeve në urën e Ferrasit dhe të Vjosës, pjesë e rrugës Levan-Vlorë.

ARRSH bën të ditur se, punimet do të kryhen me devijime të pjesshme të trafikut, një herë në njërën korsi, pastaj në tjetrën, duke sjellë ngushtim të rrugës, por pa bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Sipas ARRSH, menaxhimi i trafikut do kryhet sipas planit të menaxhimit të trafikut. Gjithashtu, kompania e mirëmbajtjes në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME