Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERILINDJA, NDRYSHE THA DHE NDRYSHE BËRI

RILINDJA, NDRYSHE THA DHE NDRYSHE BËRI

Nga Tedi Blushi – Rilindja në 11 vite bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet.

Premtoi qeverisje me duar të pastërta, por jemi të parët në Europë për korrupsion dhe të dytët në botë për rryshfet!

Premtoi 300 mijë vende pune, por dëboi 740 mijë shqiptarë!

Premtoi çmime të ulta, por paguajmë për ushqime më shtrenjtë se në Itali.

Premtoi pensione të larta, por sot Qeveria i ka borxh secilit pensionist në qytet 7,489 lekë çdo muaj dhe në fshat 3,238 lekë çdo muaj për shkak të mosindeksimit mbi bazën e rritjes së çmimeve.

Premtoi shëndetësinë falas, por sot shqiptarët paguajnë 60% më shumë nga xhepi për shëndetësinë se në të gjithë Europën.

Premtoi zhvillim të bujqësisë, por favorizoi importin dhe falimentoi fermerin.

Premtoi zhvillim të blegtorisë, por shfarosi rreth 300 mijë krerë lopë e dele.

Premtoi mbështetjen e prodhimeve bio “Made in Albania”, por vaji i palmës dhe qumështi pluhur “përmbyti” vendin.

Premtoi rend dhe siguri, por krimi i organizuar shqiptar ka marrë status “baroni” në Ekuador dhe Dubai.

Premtoi arsim cilësor, por jemi të parët në rajon për rritjen e analfabetizmit.

Premtoi ujë të pijshëm 24 orë, por Tirana “thahet” në të katër stinët.

Premtoi ulje të çmimit të karburanteve, por edhe pse jemi vend prodhues nafte e paguajmë më shtrenjtë në rajon.

Premtoi mbrojtjen dhe zhvillim të pronës private, por u shembi shtëpitë dhe rrëmbeu pronat e ligjshme të qytetarëve për t’ja u dhënë oligarkëve për kulla e resorte.

Premtoi legalizim falas, por pleqtë dhe të pambrojturit përfunduan në burgje për një kotec pulash, ndërsa oligarkët mes Tiranës që ndërtuan pa leje u shpërblyen me tendera.

Premtoi politika për të rinjtë, por sot një çifti të ri i duhet mbi 70 vjet kursime për të blerë një apartament.

Premtoi mbështetje për shtresat në nevojë, por jetimëve u vodhi deri çokokremin ndërsa invalidëve u hoqi ndihmën ekonomike.

Premtoi rrugë të lira dhe me standarde, por 1 km asfalt shkon sot 10-15 milion euro dhe prapë rrugë nuk ka se përfundon në humnerë si rruga “Korçë-Ersekë”.

Sot çdo shqiptar ka 1 mijë e një arsye për të protestuar kundër këtij regjimi që e ktheu Shqipërinë në narkoshtet që dhunon liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor!

Ndaj bashkohu edhe ti nesër në protestën kombëtare, në ora 17:30, në bulevardin para Kryeministrisë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës që është sjellë me popullin e tij më i egër dhe armiqësor se një pushtues!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME