Friday, December 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMinistri Manja: Gati të ulemi me opozitën për Amnistinë Penale, e votojmë...

Ministri Manja: Gati të ulemi me opozitën për Amnistinë Penale, e votojmë kur të kemi votat

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se maxhoranca është gati të ulen në diskutime me opozitën për të diskutuar propozimet e tyre. Ministri tha se Amnistia do të kalojë në Kuvend kur t’i kenë votat.

“Këtu nuk është amnisti për protestuesit, por për njerëz që kanë kryer krime të rënda në vend. Jemi të hapur që të ulemi në sallën e kuvendit dhe për kërkesa racionale, që nuk bien ndesh me parimet e amnistisë dhe që siguron një balancë mes amnistisë si akt human dhe veprimtarisë së sistemit të drejtësisë. Jemi gati të ulemi të bisedojmë por nuk pranojmë kushte për një gjë që nuk na takon vetëm ne. Secili nga deputetët e ka një votë për ta dhënë për këtë ligj që është një akt human.

Këtë bëri komisioni i ligjeve por kjo nuk mund të jetë shkak për të thënë s’ka amnisti. Është në rendin e ditës së Kuvendit. Rregullorja e kuvendit i ka të përcaktuara, s’ka pse kthehet më në komision. Nëse do ketë amendamente është salla e seancës plenare. Kjo nuk përjashton mundësinë që kur të sigurohen votat të futen në rendin e ditës. Nga kjo amnisti nuk amnistohet korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe asnjë i dënuar i dënuar nga GJKKO dhe i hetuar nga SPAK”, tha Manja nga Vlora.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME