Eurodeputetja italiane Ilaria Salis i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

Eurodeputetja Ilaria Salis i është bashkuar protestës qytetare në Tiranë, duke marrë pjesë në tubimin që prej katër javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ilaria Salis ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare, ku ka shprehur mbështetjen e saj për kauzat e ngritura nga protestuesit dhe ka folur për mbrojtjen e pasurive natyrore.
“Europa nuk është Bruksel, por Europa është këtu në Shqipëri. Populli me inteligjencës dhe të drejtën e vet për të vendosur po ngrihen në këmbë. Sot Shqipëria, toka e vet, bukuria nuk janë një plaçkë për t’u shitur te shitësi më i mirë.
Ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës duhet të qëndrojnë të mbrojtura. Këto nuk duhet të bëhen park lojërash për pasanike. Ky model duhet që duhet të kundërshtohet sepse bazohet mbi korrupsion dhe privilegjet dhe interesat e më të fuqishmëve. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë dhe Botë.
Këtu po bëhet historia, këtu po hapet rruga për të gjithë popujt. Një shembull që na fton të marrin në dorë fatet tona dhe oligarkët të mos vendosin për ne. Shqipëria nuk është në shitje dhe Europa nuk është në shitje”, deklaroi eurodeputetja.
Prania e saj në protestë është përshëndetur nga pjesëmarrësit, të cilët e kanë konsideruar si një sinjal mbështetjeje ndërkombëtare për kërkesat e tyre. Në shenjë mikëpritje protestuesit kanë mbajtur fjalime në gjuhën italiane. Më herët, Salis kishte njoftuar se do të udhëtonte drejt Shqipërisë gjatë fundjavës për t’u takuar me protestues dhe aktivistë të angazhuar në lëvizje.









