AKTUALITET
Rrufeja i merr jetën 68-vjeçarit në Përmet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Përmetit, ku një 68-vjeçar nga Ballabani ka humbur jetën ndërsa ndodhej në mal.
Viktima është identifikuar si Syrja Karati, i cili dyshohet se është goditur nga shkarkesë elektrike gjatë kohës që ndodhej në malin Trebeshinë, në vendin e quajtur Zaçe Be.
Sipas të dhënave paraprake, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes nga rrufeja.







