Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKORRUPSIONI SKIZOFRENIK I RILINDJES

KORRUPSIONI SKIZOFRENIK I RILINDJES

Nga Ilir Meta – Papërgjegjshmëria dhe korrupsioni skizofrenik i Rilindjes po i shton çdo ditë e më shumë kosto të mëdha financiare shtetit shqiptar dhe taksapaguesëve shqiptarë.

Seancë pas seance, arbitrazh pas arbitrazhi, Rilindja vetëm humbet gjyqe me konçensionarë apo kompani të mëdha, duke rënduar buxhetin e shtetit.
Arbitrazhi ndërkombëtar ka rrëzuar kërkesën e shtetit dhe ka vendosur gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 milionë euro për koncensionin e Durrësit.

40 milionë euro më shumë taksa për shqiptarët!!
40 milionë euro që mund të përdoreshin për të rritur pensionet dhe për mbështetje financiare për blerjen e ilaçeve për pensionistët tanë do të shkojnë për dëmshpërblim, sepse kemi një qeveri totalisht të paaftë dhe të korruptuar!

40 milionë Euro që mund të përdoreshin për të mbështetur fermerët tanë, do të paguhen dëmshpërblim, sepse qeveria nuk respekton ligjin, sepse ligji i saj është korrupsioni!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME